Konkurrentët e tu po lëvizin tani. Ti do ta dish i pari.

Vendos linkun e Instagram-it ose Google Maps të biznesit tënd. Radari gjen vetë konkurrentët, ndjek rrjetet e tyre sociale dhe Google Reviews, dhe të dërgon me email deri në 2 herë në ditë: çfarë po bën mirë, çfarë bënë ata dhe çfarë duhet të bësh ti sot.

Ke vetëm Google Maps ose TikTok? Vendos linkun këtu
Gjuha e raporteve

Pa kartë. Pa regjistrim. Demo-ja mbërrin brenda 2 orësh, me të dhënat e vërteta të tregut tënd.

Demo-ja të vjen me email. Si i përdorim të dhënat e tua: Politika e privatësisë.

Çfarë sheh Radari

Çdo ditë, për biznesin tënd dhe për çdo konkurrent që ndjek.

  • Çdo postim, story dhe reel i konkurrentëve

  • Çdo ofertë të re: në Kontroll dhe Dominim, zakonisht brenda një ore

  • Kush po paguan për reklama në Facebook dhe Instagram, dhe çfarë reklamon

  • Çdo review në Google dhe Facebook, me analizë ndjesie

  • Kush po rritet, kush po bie, dhe pse

  • Orët dhe formatet që u funksionojnë atyre

  • A të rekomandon Gemini ty apo konkurrentin

  1. 1

    Vendos linkun

    Instagram, Facebook, TikTok ose Google Maps. Kaq.

  2. 2

    Radari gjen dhe ndjek konkurrentët

    Identifikon automatikisht konkurrentët në qytetin tënd dhe lexon çdo postim, ofertë, koment dhe review, çdo ditë.

  3. 3

    Ti merr kontrollin me email

    Deri në 2 herë në ditë: një paragraf i qartë, çfarë po bën mirë, çfarë bënë ata dhe çfarë të bësh sot, me link për analizën e plotë.

Kështu duket ora 08:00 me Radari

Një mesazh, katër pjesë. E lexon në një minutë, para se të hapësh dyert.

  • Gjëja më e rëndësishme

    Një paragraf për atë që ka më shumë rëndësi sot, gjithmonë me një numër.

  • Çfarë po bën mirë

    Ajo që duhet të vazhdosh, me provë nga postimet dhe reviews e tua.

  • Çfarë bënë konkurrentët

    Lëvizjet e tyre të fundit, me emër dhe me numra.

  • Çfarë të bësh tani

    Një veprim konkret për sot. Tekstet dhe përgjigjet e gatshme i gjen te raporti.

Çdo numër vjen nga të dhënat. AI-ja shkruan fjalitë, kurrë numrat.

Në Kontroll dhe Dominim, në orën 20:00 vjen edhe tabela e mbrëmjes: dita jote kundrejt konkurrentëve.

Shembull
Raporti i mëngjesit — Restorant Zana · e mërkurë, 23 shtator
Dje pate 9 përmendje, 7 pozitive, dhe reel-i i pjatës së ditës mori 2,1× shikimet e zakonshme. Kodra nxori mbrëmë një ofertë 2-për-1 për drekë që mori 180 komente në 6 orë.
✅ Po bën mirë: Reel-at nga kuzhina — 3 nga 5 postimet e tua më të mira këtë muaj janë video nga kuzhina.
⚠️ Konkurrentët: Kodra — ofertë 2-për-1 për drekë (180 komente); Bregu — 2 reviews të reja 5★ që lavdërojnë shërbimin e shpejtë.
🎯 Bëj tani: Posto një story para orës 11:30 me ofertën tënde të drekës dhe përgjigju review-t 2★ të djeshëm me draftin që gjen te raporti.
Raporti i plotë me rekomandimet është te butoni më poshtë.
Dërguar në 08:00
Shiko analizënPyet Radarin

Për bizneset që klientët i zgjedhin nga telefoni

Kudo ku klientët krahasojnë para se të vijnë: lexojnë reviews, shohin postimet, pyesin mikun.

  • Kafene dhe bare
  • Restorante
  • Klinika dentare dhe estetike
  • Berberë dhe sallone bukurie
  • Palestra
  • Hotele dhe apartamente

Pse tani

  • Konkurrentët e tu postuan edhe sot.
  • Klientët lexojnë reviews para se të vijnë.
  • Ai që sheh i pari, vepron i pari.

Çmime të qarta. Pa kontratë.

Paguan për një muaj ose për një vit, pa pagesa automatike. Anulon kur të duash.

Paguan me POK — kartë ose aplikacion, në sekonda. Pa kontratë. Anulo kur të duash. 14 ditë garanci kthimi parash.

Shiko planet

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra për ato që na pyesin më shpesh.

A duhet t'ju jap fjalëkalimet e mia?

Jo. Radari punon vetëm me të dhëna publike. Nuk kërkojmë asnjë fjalëkalim.

Si i gjeni konkurrentët?

Nga kategoria, qyteti, madhësia dhe aktiviteti. I sheh, i ndryshon dhe shton të tjerë kur të duash.

A e marrin vesh konkurrentët që po i ndjek?

Jo. Monitorimi është plotësisht i padukshëm.

Në çfarë ore vijnë raportet?

Raporti i mëngjesit vjen në 08:00; në Kontroll dhe Dominim, edhe ai i mbrëmjes në 20:00. Këto janë oraret standarde: i ndryshon vetë në sekonda.

Si paguaj?

Me POK, me kartë ose me aplikacionin POK. Faturë për çdo pagesë.

Po nëse nuk më pëlqen?

14 ditë garanci: të kthejmë paratë pa pyetje.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. Raportet vijnë me email dhe analiza e plotë hapet në shfletues, në telefon ose në kompjuter.

Po nëse profili im në Instagram është privat?

Radari lexon vetëm profile publike. Në këtë rast vendos linkun e Google Maps ose të Facebook-ut të biznesit.

Edhe marketing digjital

Do ndihmë që raporti të kthehet në klientë?

Ekipi ynë menaxhon rrjetet sociale, reklamat, foto dhe video, faqe interneti dhe profilin në Google për biznese si i yti.

Shiko çfarë bëjmë

Shiko tregun tënd siç e sheh Radari.

Vendos linkun e biznesit dhe merr demon falas me email, me të dhënat e vërteta të tregut tënd.

Merr demon falas

Pa kartë. Pa regjistrim. Demo-ja mbërrin brenda 2 orësh.