Politika e privatësisë

Përditësuar më 30 shtator 2026

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale përpunon Radari, për çfarë qëllimesh dhe mbi çfarë baze ligjore, me kë i ndan, sa kohë i ruan dhe si mund t'i ushtroni të drejtat tuaja sipas Ligjit nr. 124/2024 „Për mbrojtjen e të dhënave personale“ (në vijim „Ligji“). Politika botohet në shqip dhe në anglisht; në rast mospërputhjeje, vlen versioni në shqip.

Kërkoni që një profil të mos monitorohet më, ose ushtroni të drejtat tuaja

1. Kush jemi

Shërbimin Radari e ofron BitCryptics („ne“). Për përpunimet e përshkruara në këtë politikë, ne jemi kontrolluesi i të dhënave personale në kuptim të Ligjit. Të dhënat tona të kontaktit janë në fund të kësaj faqeje.

Për çdo pyetje ose kërkesë që lidhet me privatësinë, na shkruani: andrewgouma@gmail.com. Mund të përdorni edhe formularin e kërkesave për privatësinë.

Kjo politikë vlen për:

  • klientët tanë dhe përdoruesit e llogarive të tyre;
  • personat që kërkojnë një demo falas;
  • personat të dhënat publike të të cilëve shfaqen në profilet publike të bizneseve që monitorojmë, për shembull pronarët e bizneseve, krijuesit e përmbajtjes, personat që komentojnë dhe autorët e vlerësimeve;
  • vizitorët e faqes sonë të internetit.

2. Shkurtimisht

  • Radari u shërben bizneseve. U tregon pronarëve të bizneseve të vogla çfarë publikojnë konkurrentët e tyre në Instagram, Facebook, TikTok dhe Google Maps dhe çfarë thonë klientët për ta.
  • Lexojmë vetëm të dhëna publike. Nuk kërkojmë kurrë fjalëkalimet e rrjeteve sociale, nuk hyjmë në llogari private dhe nuk lexojmë mesazhe private.
  • Monitorojmë biznese, jo individë. Nuk krijojmë profile për persona fizikë dhe nuk marrim vendime për ta.
  • Identitetin e personave që komentojnë nuk e ruajmë në bazën tonë të të dhënave: emri i përdoruesit zëvendësohet me një kod me çelës sekret, ndërsa përgjigjet e plota të platformave, që mund ta përmbajnë, fshihen pas 14 ditësh.
  • Emrin e autorit të një vlerësimi e ruajmë vetëm për vlerësimet e biznesit tuaj, që t'ju ndihmojmë t'u përgjigjeni. Vlerësimet e konkurrentëve i ruajmë pa emër.
  • Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i përdorim për reklama.
  • Çdo biznes ose person mund të kërkojë që një profil të mos monitorohet më. Atëherë e fshijmë dhe nuk e mbledhim më (seksioni 13).
  • Keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin që bëjmë mbi bazën e interesit të ligjshëm (seksioni 11).

3. Çfarë të dhënash mbledhim dhe nga ku

3.1 Klientët dhe përdoruesit e llogarive

KategoriaTë dhënatBurimi
Llogariaemail-i, emri, numri i telefonit (opsional), gjuha, konfirmimi i email-it; fjalëkalimi, të cilin e ruajmë vetëm si hash argon2idju
Biznesiemri, kategoria, qyteti, lagjja dhe vendndodhja, linqet e profileve publike, gjuha e raporteve, oraret e përmbledhjeve, preferencat e njoftimeve; emri ligjor dhe NIPT-i, nëse i jepni për faturatju; profilet publike të biznesit tuaj
Anëtarët e ekipitemail-i, emri dhe roli (pronar ose anëtar)pronari i llogarisë
Marrësit e njoftimeve në WhatsAppnumri i telefonit, emri, gjuha, llojet e njoftimeve që merr, konfirmimi i numrit, kërkesa për ndalimin e mesazheveju ose pronari i llogarisë; vetë marrësi (konfirmimi dhe ndalimi)
Komunikimi me nepyetjet dhe komandat që na dërgoni në WhatsApp, mesazhet që ju dërgojmë, emri i profilit tuaj në WhatsApp, statusi i dorëzimit të mesazheve dhe i email-eveju; Meta (WhatsApp); Resend
Pagesatnë formularin e pagesës: linku i biznesit, numri i telefonit, email-i dhe, nëse e jepni, NIPT-i; plani dhe periudha, shuma, numri dhe statusi i faturës, emri, NIPT-i dhe email-i në faturë, identifikuesi i porosisë në POK dhe statusi i pagesës. POK-ut i dërgojmë vetëm shumën, përshkrimin dhe numrin e porosisë, jo emrin, email-in ose telefonin tuaj. Të dhënat e kartës i përpunon vetëm POK; ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë.ju; POK
Përdorimi i shërbimitveprimet në panel (p.sh. një rekomandim i shënuar si i kryer) dhe ngjarje si „raporti u hap“, „faqja e çmimeve u pa“ ose „pagesa u krye“, të lidhura me identifikuesin e llogarisë suajpajisja juaj; sistemet tona
Siguriaadresa IP (e ruajmë vetëm si hash me çelës sekret), lloji i shfletuesit, sesionet e hyrjes, regjistri i veprimeve të llogarisë dhe të administratorëvepajisja juaj; sistemet tona
Të dhënat publike të biznesit tuajprofilet tuaja publike, postimet dhe vlerësimet për biznesin tuaj, përfshirë emrin e autorit të vlerësimitburime publike (pika 3.3)

Për të krijuar llogari na nevojiten email-i dhe fjalëkalimi. Për faturat na nevojiten të dhënat që kërkon legjislacioni tatimor. Të dhënat e tjera janë opsionale. Pa të dhënat e detyrueshme nuk mund t'jua ofrojmë shërbimin.

3.2 Personat që kërkojnë demo

Të dhënatBurimi
linku i biznesit (Instagram, Facebook, TikTok, Google Maps ose faqe interneti), email-i, numri i WhatsApp dhe gjuha e raportitju, në formularin e demos
nëse e zgjidhni, pëlqimi për kujtesat dhe ofertat pas demos, bashkë me versionin e tekstit që pranuat dhe kohënju, në formularin e demos
konfirmimi i numrit në WhatsApp (butoni „Konfirmo“), kur ky kanal të jetë aktivju
burimi i vizitës: parametrat UTM, faqja nga erdhët, kodi i rekomandimitshfletuesi juaj
adresa IP (vetëm si hash me çelës sekret) dhe lloji i shfletuesitshfletuesi juaj
raporti demo dhe statusi i dërgimit të mesazheve dhe i email-evesistemet tona; Meta; Resend

Linku dhe email-i janë të nevojshëm për të përgatitur dhe për të dërguar demon. Numrin e WhatsApp e përdorim për ta dërguar demon në WhatsApp, kur ky kanal të jetë aktiv, dhe për kufizimet kundër abuzimit, për shembull një demo për të njëjtin profil biznesi ose për të njëjtin numër brenda 30 ditëve.

3.3 Personat të dhënat publike të të cilëve shfaqen në profilet e monitoruara

Monitorojmë profilet publike të bizneseve: biznesin e klientit dhe konkurrentët që klienti zgjedh ose që ne i sugjerojmë. Këto profile mund të përmbajnë të dhëna për persona fizikë:

KushÇfarë mund të përmbajnë të dhënatSi i trajtojmë
Pronarët, drejtuesit dhe stafi i bizneseve, përfshirë bizneset që mbajnë emrin e një personiemri ose emri i përdoruesit, bio, fotoja e profilit (ruajmë vetëm linkun), numri i telefonit dhe adresa e publikuar në profil ose në faqen e internetit të biznesit, email-i i publikuar në profil, postimet ku shfaqen; emrat e stafit të përmendur në vlerësime dhe komentei ruajmë si pjesë të profilit publik të biznesit; email-in e kontaktit të profilit nuk e ruajmë si të dhënë më vete (nëse është shkruar në bio, mbetet pjesë e bios); në tekstet që analizon AI-ja maskojmë numrat e telefonit dhe adresat email
Krijuesit e përmbajtjes dhe partnerëtemrat e përdoruesve të bashkautorëve të postimeve të përbashkëta („collab“) në Instagram, @përmendjet në tekstet e postimeve, fotot dhe videot ku shfaqenemrat e përdoruesve të bashkautorëve i ruajmë për të llogaritur saktë rezultatet e postimit; kopjen e imazhit paraprak e ruajmë vetëm për postimet që shfaqen në një raport
Personat që komentojnë postimet në Instagramteksti i komentit, data, numri i pëlqimeve dhe emri i përdoruesitnë bazën tonë të të dhënave emri i përdoruesit zëvendësohet me një kod (HMAC-SHA256 me çelës sekret), të ndryshëm për çdo biznes, prandaj i njëjti person nuk lidhet dot nga një biznes te tjetri; përgjigjet e plota të platformave, që e përmbajnë emrin, fshihen pas 14 ditësh; klientët nuk e shohin kurrë as identitetin e komentuesit, as tekstin e komentit: tekstin e përdorim vetëm për të nxjerrë qëndrimin dhe temat; nuk e përdorim kodin për ta identifikuar ose për ta ndjekur personin
Autorët e vlerësimeve në Google Maps dhe të rekomandimeve në Facebookemri siç shfaqet publikisht, vlerësimi me yje, teksti, data, gjuha, numri i fotove, linku i vlerësimit dhe përgjigjja e biznesitemrin e autorit e ruajmë vetëm për vlerësimet e biznesit të vetë klientit, për draftet e përgjigjeve dhe për sinjalizimet; për vlerësimet e konkurrentëve ruajmë vlerësimin, tekstin dhe datën, pa emrin e autorit dhe pa linkun e rekomandimit në Facebook, që të çon te profili i tij
Personat e përmendur në përgjigjet e asistentëve AIemri i një biznesi, ose i një personi, që asistenti AI (Gemini) rekomandonruajmë përgjigjen për të matur sa shpesh përmendet biznesi i klientit

Burimet e këtyre të dhënave:

  • faqet publike në Instagram, Facebook, TikTok dhe Google Maps, që i lexojmë nëpërmjet shërbimit Apify;
  • Bibliotekën publike të reklamave të Meta-s (Meta Ad Library), për reklamat aktive të faqeve të bizneseve (sa janë, që kur, ku shfaqen dhe tekstin e disa prej tyre), që e lexojmë nëpërmjet Apify;
  • një lexues i Google Maps në Apify (ose Google Places API, nëse e aktivizojmë), për të gjetur biznese të ngjashme në hartë;
  • kërkimi publik në Instagram sipas hashtag-ëve, vendndodhjeve dhe fjalëve kyçe, për të sugjeruar konkurrentë;
  • faqja kryesore e internetit e biznesit (titulli, përshkrimi, linqet e rrjeteve sociale, numrat e telefonit dhe adresat e publikuara);
  • Gemini i Google, për pyetjet që matin dukshmërinë e biznesit në asistentët AI;
  • klientët tanë, kur shtojnë linkun e një konkurrenti.

Nuk lexojmë profile private dhe as profile që platforma i shfaq vetëm për përdorues të identifikuar (për shembull për shkak të moshës ose të vendit). Nëse një profil është privat, e anashkalojmë.

3.4 Vizitorët e faqes

  • adresa IP dhe lloji i shfletuesit, që i marrin serverët tanë dhe, kur përdoren, Cloudflare Turnstile, PostHog dhe Sentry;
  • faqet që vizitoni dhe disa veprime kryesore (p.sh. „faqja e çmimeve u pa“). Nga adresat e faqeve heqim kodet sekrete të raporteve dhe të pagesave;
  • faqja nga erdhët dhe parametrat UTM;
  • cookies dhe hapësira ruajtëse e shfletuesit (seksioni 14).

3.5 Kur na kontaktoni ose na dërgoni një kërkesë

Kur na shkruani ose përdorni formularin e kërkesave për privatësinë, ruajmë mesazhin tuaj, adresën e email-it, linkun e profilit që na dërgoni, gjuhën dhe adresën IP (vetëm si hash me çelës sekret), si dhe përgjigjen tonë, për aq kohë sa nevojitet për ta trajtuar kërkesën dhe për të provuar se e kemi trajtuar (seksioni 9).

4. Për çfarë i përdorim dhe mbi çfarë baze ligjore

Bazat ligjore janë ato të nenit 7, pika 1, të Ligjit: pëlqimi (shkronja „a“), kontrata ose hapat para saj (shkronja „b“), detyrimi ligjor (shkronja „c“) dhe interesi i ligjshëm (shkronja „dh“).

QëllimiKujt i përkasin të dhënatBaza ligjore
Krijimi dhe administrimi i llogarisë; ofrimi i shërbimit: paneli, përmbledhjet ditore, raporti javor, sinjalizimet, draftet e përgjigjeve për vlerësimet tuaja, përgjigjet për pyetjet në WhatsApp dhe matja e dukshmërisë në AIklientët dhe përdoruesit e llogarivekontrata („b“)
Dërgimi i njoftimeve te marrësit që shton klienti (p.sh. një punonjës)marrësit e njoftimeveinteresi i ligjshëm i klientit („dh“); marrësi konfirmon numrin dhe mund t'i ndalojë mesazhet në çdo kohë
Përgatitja dhe dërgimi i demos që kërkoni, me email dhe, kur ky kanal të jetë aktiv, në WhatsApppersonat që kërkojnë demohapat që kërkoni para lidhjes së një kontrate („b“)
Mbledhja, ruajtja dhe analiza e të dhënave publike të bizneseve, përfshirë të dhënat personale që ato përmbajnë, dhe shfaqja e tyre te klientëtpersonat në profilet e monitoruarainteresi i ligjshëm („dh“): interesi ynë dhe i klientëve tanë për të kuptuar tregun dhe konkurrencën (seksioni 5)
Përdorimi i emrit të autorit të vlerësimeve të biznesit të klientit për drafte përgjigjesh dhe sinjalizimeautorët e vlerësimeve të klientitinteresi i ligjshëm i klientit për t'u përgjigjur klientëve të vet („dh“)
Kujtesat dhe ofertat pas demos: deri në dy email-e brenda 7 ditëve dhe, kur WhatsApp të jetë aktiv, deri në dy mesazhe në WhatsApppersonat që kërkojnë demopëlqimi („a“) që jepni me kutinë e veçantë, jo të detyrueshme, në formularin e demos; pa të nuk ju dërgojmë kujtesa; mund ta tërhiqni në çdo kohë
Mesazhet e shërbimit: konfirmime, fatura, rinovime dhe ndryshime të rëndësishmeklientëtkontrata („b“)
Faturimi, kontabiliteti dhe ruajtja e faturaveklientëtdetyrimi ligjor („c“) dhe kontrata („b“)
Siguria dhe parandalimi i abuzimeve: mbrojtja e formularëve nga robotët, kufizimet e demove dhe të kërkesave, regjistri i veprimeve, raportet e gabimevetë gjithëinteresi i ligjshëm („dh“)
Statistikat e përdorimit, për të kuptuar çfarë funksionon dhe për ta përmirësuar shërbiminvizitorët, klientët, personat që kërkojnë demointeresi i ligjshëm („dh“)
Përgjigjja ndaj kërkesave tuaja, ushtrimi i të drejtave tuaja, lista e përjashtimeve nga monitorimi dhe mbrojtja e të drejtave tona para gjykatës ose autoritetevetë gjithëdetyrimi ligjor („c“); interesi i ligjshëm („dh“)

Nuk i përdorim të dhënat për një qëllim të ri që nuk përputhet me qëllimin fillestar. Nëse duam t'i përdorim për një qëllim tjetër, ju informojmë më parë.

Të dhënat sensitive. Nuk kërkojmë dhe nuk përdorim të dhëna sensitive (për shembull për shëndetin, besimin ose pikëpamjet politike). Një vlerësim ose koment publik mund të përmbajë rastësisht informacion të tillë, që autori e ka bërë vetë publik. Nuk e përdorim për të nxjerrë përfundime për personin.

5. Monitorimi i profileve publike: si i mbrojmë personat

Mbledhim dhe analizojmë të dhënat publike të bizneseve mbi bazën e interesit të ligjshëm. Bizneset kanë interes të ligjshëm të kuptojnë tregun dhe konkurrencën, dhe ne kemi interes të ofrojmë këtë shërbim. Këto të dhëna i kanë publikuar vetë bizneset, ose persona që kanë zgjedhur t'i publikojnë në faqet e bizneseve.

Që të mos cenohen interesat, të drejtat dhe liritë tuaja, zbatojmë këto masa:

  • Profile biznesi, vetëm përmbajtje publike. Sugjerimet tona automatike përfshijnë vetëm llogari që duken si biznese. Nuk lexojmë profile private. Nëse një profil personal është shtuar gabimisht, na shkruani dhe e përjashtojmë (seksioni 13).
  • Sa më pak të dhëna. Për çdo lexim mbledhim deri në 20 postimet më të fundit të një profili, deri në 20 komente për postim (5 në një demo), deri në 200 vlerësime në leximin e parë të një profili dhe deri në 50 në leximet e mëpasshme. Këta janë kufijtë aktualë dhe mund t'i ulim.
  • Komentuesit pa identitet. Në bazën tonë të të dhënave emri i përdoruesit zëvendësohet me kod, të ndryshëm për çdo biznes. Klientët nuk e shohin kurrë as kodin, as tekstin e komentit.
  • Emrat e autorëve të vlerësimeve vetëm aty ku duhen: vetëm për vlerësimet e biznesit të vetë klientit.
  • Maskim para AI-së. Numrat e telefonit dhe adresat email maskohen në tekstet që analizon AI-ja. I vetmi përjashtim është numri i kontaktit i vetë biznesit të klientit.
  • Afate të shkurtra. Përgjigjet e plota të platformave i fshijmë pas 14 ditësh, ndërsa rezultatet e çdo leximi te Apify menjëherë pasi i lexojmë. Postimet, komentet dhe vlerësimet i ruajmë jo më shumë se rreth 13 muaj, edhe kur profili ndiqet ende. Të dhënat e një profili që nuk e ndjek më asnjë biznes i fshijmë automatikisht (seksioni 9).
  • Pa profile për individë. Nuk krijojmë profile për persona fizikë, nuk i përdorim të dhënat për reklama, nuk i shesim dhe nuk marrim vendime për individë.
  • E drejta për të kundërshtuar dhe përjashtimi. Mund të kundërshtoni në çdo kohë (seksioni 11) ose të kërkoni që një profil të mos monitorohet më (seksioni 13).

Kush i sheh këto të dhëna. I shohin vetëm klientët që ndjekin biznesin përkatës, në panel dhe në raporte, si dhe kushdo të cilit klienti i jep linkun e një raporti.

Pse nuk ju njoftojmë individualisht. Nuk kemi të dhëna kontakti për personat që shfaqen në profilet publike, dhe për t'i njoftuar do të duhej të mblidhnim edhe më shumë të dhëna për ta. Prandaj ju informojmë me këtë politikë publike dhe me masat e mësipërme, në përputhje me nenin 13, pika 2, shkronja „a“, të Ligjit.

6. Analiza automatike dhe inteligjenca artificiale

Përdorim modelin Gemini të Google për këto detyra:

  • të klasifikojmë postimet (temat, ofertat, çmimet), vlerësimet (qëndrimi, temat, urgjenca, emrat ose rolet e stafit të përmendur) dhe komentet (qëndrimi, pyetjet e klientëve);
  • të shkruajmë përmbledhjet ditore, raportin javor, draftet e përgjigjeve për vlerësimet e biznesit tuaj dhe draftet e teksteve për postime;
  • t'u përgjigjemi pyetjeve që na dërgoni në WhatsApp, kur ky kanal të jetë aktiv;
  • t'i bëjmë Gemini-t pyetje që mund t'i bëjë një klient (p.sh. „restoranti më i mirë në Tiranë“) dhe të matim nëse përmendet biznesi juaj. Për pyetjet e demos, Gemini kërkon edhe me motorin e kërkimit të Google; në këtë rast Google i ruan pyetjet dhe përgjigjet deri në 30 ditë.

I dërgojmë Gemini-t vetëm tekstet dhe numrat që i duhen detyrës. Numrat e telefonit dhe adresat email maskohen. Emrin e autorit të një vlerësimi ia dërgojmë vetëm për vlerësimet e biznesit tuaj: emrin e plotë për draftin e përgjigjes dhe emrin e parë për përmbledhjet. Përdorim shërbimin me pagesë të Gemini API, për të cilin Google nuk i përdor këto të dhëna për të përmirësuar produktet e veta.

AI-ja shkruan fjalitë, jo numrat. Çdo numër në raporte llogaritet nga të dhënat e mbledhura dhe kontrollohet automatikisht. Pikët dhe renditjet (p.sh. „Pulse“, niveli i kërcënimit nga një konkurrent) vlerësojnë aktivitetin publik të bizneseve, jo personat.

Nuk marrim vendime të bazuara vetëm në përpunim automatik që kanë efekte ligjore ose efekte të ngjashme të rëndësishme për ju (neni 20 i Ligjit). Rekomandimet dhe draftet janë sugjerime: vendimin e merr klienti.

7. Me kë i ndajmë të dhënat

Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i ndajmë për reklama. I ndajmë vetëm me marrësit e mëposhtëm, secilin vetëm për detyrën e vet:

MarrësiRoliPër çfarëKu përpunohen të dhënat
Apify Technologies s.r.o.përpunueslexon faqet publike në Instagram, Facebook, TikTok dhe Google Maps, si dhe Bibliotekën publike të reklamave të Meta-s (Meta Ad Library); rezultatin e çdo leximi e fshijmë prej tij menjëherë pasi e lexojmëRepublika Çeke (BE); infrastruktura në SHBA (Amazon Web Services)
Google (Gemini API)përpunuesanalizon dhe shkruan tekste me AISHBA dhe vende të tjera ku Google ka qendra të dhënash
WhatsApp LLC (Meta), WhatsApp Cloud APIpërpunuesdërgon dhe merr mesazhet në WhatsApp, kur ky kanal të jetë aktivSHBA dhe vende të tjera ku Meta ka qendra të dhënash
Resend (Plus Five Five, Inc.)përpunuesdërgon email-etSHBA
POK (RPAY sh.p.k.)kontrollues i pavarur për pagesatpagesat me kartë ose me aplikacionin POKShqipëri
Railway Corporationpërpunuesserverët, baza e të dhënave, kopjet rezervë dhe regjistrat teknikëBE (Amsterdam, Holandë); shoqëri me seli në SHBA
Sentry (Functional Software, Inc.), vetëm nëse e aktivizojmëpërpunuesraportet e gabimeve teknikeBE ose SHBA, sipas llogarisë
PostHog, Inc., vetëm nëse e aktivizojmëpërpunuesstatistikat e përdorimitBE (Frankfurt, Gjermani)
Cloudflare, Inc. (Turnstile)përpunues; për përmirësimin e Turnstile, kontrollues i pavarurmbron formularët nga robotëtrrjet global
Klientët tanëmarrësshohin të dhënat publike të bizneseve që ndjekinkryesisht Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut
Kushdo që ka linkun e një raportimarrëslexon raportinkudo
Kontabilisti dhe këshilltarët tanë ligjorëmarrës, me detyrim konfidencialitetikontabiliteti; këshillimi ligjorShqipëri
Autoritetet publikemarrësvetëm kur e kërkon ligjiShqipëri

Me përpunuesit kemi marrëveshje për përpunimin e të dhënave, sipas nenit 26 të Ligjit. Linqet e raporteve janë kode sekrete që skadojnë: 30 ditë për raportet e klientëve dhe 14 ditë për demon.

8. Transferimet jashtë Shqipërisë

Disa marrës i përpunojnë të dhënat jashtë Shqipërisë. I transferojmë të dhënat vetëm:

  • në vende që Komisioneri i ka njohur me nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje (neni 40 i Ligjit; Vendimi nr. 01, datë 30.04.2025). Këtu përfshihen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe të tjera. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, niveli i mjaftueshëm vlen vetëm për shoqëritë që kanë aderuar në Kuadrin për Mbrojtjen e të Dhënave BE–SHBA;
  • ose me garanci të përshtatshme sipas nenit 41 të Ligjit.

Mund të kërkoni informacion për garancitë, ose një kopje të tyre, duke na shkruar: andrewgouma@gmail.com.

9. Sa kohë i ruajmë

I ruajmë të dhënat vetëm sa kohë nevojiten për qëllimin për të cilin i kemi mbledhur. Fshirjet automatike bëhen çdo ditë.

Të dhënatAfati
Përgjigjet e plota të platformave (të dhënat e papërpunuara nga Apify, të cilat mund të përmbajnë emrat e përdoruesve të komentuesve dhe, vetëm për vlerësimet e biznesit të klientit, emrat dhe profilet e autorëve)14 ditë në sistemet tona; te Apify, rezultatin e çdo leximi e fshijmë menjëherë pasi e lexojmë
Të dhënat publike të një profili të monitoruar: përshkrimi i profilit, postimet, komentet (pa identitet), vlerësimet dhe matjet e tyresa kohë që të paktën një biznes (klient, ose demo brenda afatit të saj) e ndjek profilin, por jo më shumë se 400 ditë (rreth 13 muaj) nga publikimi ose leximi; fshihen brenda 30 ditëve pasi nuk e ndjek më asnjë biznes
Profili i përjashtuar nga monitorimifshihet menjëherë pas vendimit; në listën e përjashtimeve ruajmë vetëm identifikuesit e profilit (linkun, emrin e përdoruesit, kodin e platformës ose adresën e faqes), sa kohë që përjashtimi është në fuqi, që të mos e mbledhim më
Kopjet e imazheve paraprake të postimeve që shfaqen në raporte90 ditë pas raportit të fundit që i shfaqi; për një raport demo, deri në skadimin e demos (14 ditë)
Kontrollet e reklamave të bizneseve në Meta Ad Library: sa reklama aktive kishte faqja, datat, platformat dhe teksti i disa reklamave35 ditë
Analizat, përmbledhjet, raportet, rekomandimet, sinjalizimet dhe matjet e dukshmërisë në AIjo më shumë se 400 ditë (rreth 13 muaj)
Linku i demosskadon pas 14 ditësh
Biznesi i demos, konkurrentët, analizat dhe raporti i demos, nëse nuk aktivizoni abonim30 ditë
Të dhënat e kërkesës për demo (email-i, numri i WhatsApp, linku, gjuha, pëlqimi për kujtesat, burimi i vizitës, IP-ja si hash, lloji i shfletuesit), mesazhet dhe email-et e demos30 ditë pasi skadon linku i demos (rreth 44 ditë pas kërkesës), por jo më pak se 30 ditë, sa zgjasin kufizimet kundër abuzimit
Llogaria dhe të dhënat e biznesitsa kohë keni llogari
Reklamat perfekte që ju përgatitim, buxheti i reklamave që na jepni, rezultatet që futni vetë (shpenzimi, ditët, mesazhet, telefonatat, shitjet, të ardhurat) dhe vlerësimet 👍/👎sa kohë keni llogari; fshihen bashkë me biznesin dhe përfshihen në eksportin e të dhënave. Për bizneset e tjera tregojmë vetëm mesatare anonime, dhe vetëm kur dalin nga të paktën 3 biznese
Abonimi i pezulluar (3 ditë pas mbarimit të periudhës pa pagesë)pas 90 ditësh pezullimi fshijmë biznesin dhe të dhënat e tij, si dhe llogarinë, nëse nuk i përket asnjë biznesi tjetër; deri atëherë mund ta riaktivizoni me një pagesë
Abonimi i anuluar dhe pagesa e nisur që nuk u përfundua kurrë90 ditë pas anulimit ose pas nisjes së pagesës; pastaj fshihen si më sipër
Mesazhet në WhatsApp, regjistri i email-eve dhe ngjarjet e përdorimit të një llogariejo më shumë se 400 ditë (rreth 13 muaj); fshihen më herët bashkë me llogarinë
Kontakti juaj në WhatsApp (numri, emri i profilit në WhatsApp, gjuha, koha e mesazhit të fundit)30 ditë pasi numri nuk përdoret më nga asnjë marrës, kërkesë për demo ose llogari
Kërkesa për të mos marrë më mesazhe (STOP ose NDALO në WhatsApp, çregjistrimi nga email-et e demos) dhe adresat email që nuk i pranojnë mesazhet tonaaq sa nevojitet për ta respektuar kërkesën; pasi fshihen të dhënat e tjera, ruajmë vetëm një hash me çelës sekret të numrit ose të adresës, jo vetë numrin ose adresën
Kërkesat e dërguara me formularin e kërkesave për privatësinë24 muaj pasi mbyllet kërkesa
Sesioni i hyrjes30 ditë nga përdorimi i fundit
Lidhjet e hyrjes me emailjanë të vlefshme 30 minuta dhe fshihen 1 ditë pas skadimit
Linqet e raporteveskadojnë pas 30 ditësh
Numëruesit kundër abuzimit (me IP-në si hash)3 ditë
Njoftimet teknike nga POK, WhatsApp dhe Resend (mund të përmbajnë numra telefoni ose adresa email)30 ditë pasi përpunohen; 90 ditë nga marrja, nëse nuk përpunohen dot
Regjistri i veprimeve të llogarive dhe të administratorëve365 ditë
Regjistrat teknikë të serverit7 ditë
Raportet e gabimeve (Sentry) dhe statistikat e përdorimit (PostHog), vetëm nëse i aktivizojmëpër një periudhë të kufizuar, të cilën e shkruajmë këtu para se t'i aktivizojmë
Faturat dhe të dhënat e pagesavesa kërkon legjislacioni tatimor dhe i kontabilitetit; ruhen edhe pasi fshini llogarinë
Kopjet rezervë të bazës së të dhënavenjë kopje çdo javë; mbajmë 4 kopjet e fundit, prandaj të dhënat e fshira zhduken edhe prej tyre brenda rreth 4 javësh

Kur fshini llogarinë nga Cilësimet, menjëherë:

  • fshijmë të dhënat personale të llogarisë suaj (e mbajmë vetëm një rresht pa të dhëna personale, për faturat dhe regjistrin e veprimeve);
  • mbyllim të gjitha sesionet dhe linqet e raporteve;
  • fshijmë kërkesat tuaja për demo dhe regjistrin e email-eve; kërkesat për të mos marrë mesazhe i ruajmë vetëm si hash;
  • nëse jeni pronari i vetëm i një biznesi, anulojmë abonimin dhe fshijmë emrin dhe të dhënat e biznesit, marrësit, bisedat, vendndodhjet, konkurrentët, përmbledhjet, raportet, rekomandimet, sinjalizimet, analizat, matjet në AI, mesazhet, regjistrin e email-eve, demot dhe ngjarjet.

Faturat, pagesat dhe regjistri i veprimeve ruhen si të dhëna fiskale dhe të sigurisë. Faturat mbajnë emrin dhe NIPT-in e blerësit, siç i kërkon ligji.

10. Të drejtat tuaja

Sipas Ligjit keni këto të drejta. I keni edhe nëse nuk jeni klient, për shembull nëse keni shkruar një vlerësim publik për një biznes që monitorojmë.

  • E drejta për informim (neni 13): të dini si i përpunojmë të dhënat tuaja. Kjo politikë shërben për këtë qëllim.
  • E drejta për akses (neni 14): të merrni konfirmim nëse i përpunojmë të dhënat tuaja dhe, nëse po, një kopje të tyre bashkë me informacionin për qëllimin, bazën ligjore, burimin, marrësit dhe afatin e ruajtjes.
  • E drejta për korrigjim dhe fshirje (neni 15): të korrigjoni të dhënat e pasakta ose të paplota dhe të kërkoni fshirjen e tyre, për shembull kur nuk nevojiten më ose kur keni kundërshtuar përpunimin. Kur fshijmë ose korrigjojmë të dhëna, njoftojmë edhe marrësit të cilëve ua kemi dhënë.
  • E drejta për t'u harruar (neni 16): kur jemi të detyruar të fshijmë të dhëna që i kemi publikuar vetë, marrim masa të arsyeshme për t'i njoftuar kontrolluesit e tjerë që i përpunojnë se keni kërkuar fshirjen e tyre.
  • E drejta për kufizimin e përpunimit (neni 17): për shembull, gjatë kohës që verifikojmë saktësinë e të dhënave ose kundërshtimin tuaj.
  • E drejta për transferueshmërinë e të dhënave (neni 18): të merrni të dhënat që na keni dhënë vetë në një format të strukturuar dhe të lexueshëm nga kompjuteri, dhe t'ia transmetoni një kontrolluesi tjetër.
  • E drejta për të kundërshtuar (neni 19): shihni seksionin 11.
  • E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike (neni 20): nuk marrim vendime të tilla (seksioni 6).
  • E drejta për të tërhequr pëlqimin (neni 8, pika 3), në çdo kohë dhe po aq lehtë sa e keni dhënë. Tërheqja nuk e bën të paligjshëm përpunimin e bërë më parë.
  • E drejta për t'u ankuar te Komisioneri (neni 86): shihni seksionin 12.

11. E drejta juaj për të kundërshtuar

Mund të kundërshtoni në çdo kohë, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë, përpunimin e të dhënave tuaja që bëjmë mbi bazën e interesit të ligjshëm. Kjo vlen edhe për të dhënat tuaja publike në profilet e bizneseve që monitorojmë. Pas kundërshtimit ndalojmë përpunimin, përveç rastit kur provojmë se kemi arsye bindëse e të ligjshme që mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë tuaja, ose kur të dhënat na nevojiten për mbrojtjen e një të drejte para gjykatës ose autoriteteve.

Mund të kundërshtoni në çdo kohë, pa dhënë arsye, marrjen e mesazheve të marketingut, përfshirë kujtesat pas demos. Pas kundërshtimit nuk ju dërgojmë më mesazhe të tilla.

Për të kundërshtuar, përdorni formularin e kërkesave për privatësinë ose na shkruani: andrewgouma@gmail.com. Për email-et e demos mjafton të klikoni „Çregjistrohu me një klik“ në fund të email-it; në WhatsApp shkruani STOP ose NDALO.

12. Si t'i ushtroni të drejtat

Vetë, pa pasur nevojë të na shkruani:

  • Cilësimet → Shkarko të dhënat: pronari i llogarisë shkarkon në format JSON të dhënat e llogarisë dhe të biznesit. Postimet dhe vlerësimet publike që mbledhim nga platformat, edhe ato të profileve tuaja, nuk përfshihen në eksport; eksporti tregon linqet e profileve që ndiqni.
  • Cilësimet → Njoftimet: ndryshoni ose ndaloni njoftimet.
  • Cilësimet → Fshi llogarinë: fshini llogarinë, edhe nëse nuk keni më asnjë biznes (seksioni 9 tregon çfarë fshihet).
  • Email-et e demos: klikoni „Çregjistrohu me një klik“ në fund të email-it dhe nuk ju dërgojmë më kujtesa dhe oferta pas demos. Email-et për një demo që keni kërkuar (kur është gati ose nëse dështon) i merrni gjithsesi.
  • WhatsApp: shkruani STOP ose NDALO dhe ndalojmë menjëherë çdo mesazh në atë numër.

Me kërkesë: plotësoni formularin e kërkesave për privatësinë ose na shkruani: andrewgouma@gmail.com. Tregoni cilën të drejtë doni të ushtroni. Nëse nuk jeni klient, na dërgoni linkun e profilit, të postimit ose të vlerësimit që ju përket. Për komentet: meqë nuk ruajmë emrin e përdoruesit, mund t'i gjejmë komentet tuaja vetëm nëse na jepni emrin e përdoruesit dhe linkun e postimit. Prej tyre llogarisim të njëjtin kod dhe nuk e ruajmë emrin.

  • Identiteti: nëse kemi dyshime të arsyeshme për identitetin tuaj, mund t'ju kërkojmë informacion shtesë (neni 12, pika 3). Nuk kërkojmë më shumë të dhëna se sa nevojiten.
  • Afati: përgjigjemi pa vonesë dhe jo më vonë se 30 ditë nga marrja e kërkesës. Për kërkesa të ndërlikuara ose të shumta, afati mund të zgjatet deri në 60 ditë. Në atë rast ju njoftojmë brenda 30 ditëve dhe ju tregojmë arsyen (neni 12, pika 4).
  • Pa pagesë: përgjigjja është falas. Për kërkesa qartësisht të pabazuara ose të tepruara, sidomos kur përsëriten, mund të kërkojmë një tarifë të arsyeshme ose të refuzojmë të veprojmë (neni 12, pika 5).
  • Refuzimi: nëse nuk e plotësojmë kërkesën, ju tregojmë arsyet brenda 30 ditëve, bashkë me mundësinë për t'u ankuar te Komisioneri dhe për t'iu drejtuar gjykatës.

Ankesa te Komisioneri. Keni të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, https://www.idp.al. Ankesa nuk ju kushton asgjë. Mund të na shkruani edhe ne më parë, që ta zgjidhim bashkë.

13. Kërkesa që një profil të mos monitorohet më

Çdo biznes ose person mund të na kërkojë të ndalojmë monitorimin e një profili, për shembull pronari i një biznesi për profilin e biznesit të vet, ose një person për llogarinë e vet personale ose për një profil ku shfaqet.

  1. Plotësoni formularin e kërkesave për privatësinë dhe zgjidhni „Mos e monitoroni më një profil“, ose na shkruani (andrewgouma@gmail.com) me temë „Përjashtim nga monitorimi“. Na dërgoni linkun e profilit (Instagram, Facebook, TikTok, Google Maps ose faqen e internetit).
  2. Verifikojmë në mënyrë të thjeshtë që kërkesa vjen nga biznesi ose nga personi i interesuar, për shembull me një mesazh nga email-i ose profili zyrtar i biznesit. Nuk kërkojmë dokumente identiteti, përveç rastit kur është vërtet e nevojshme.
  3. Një administrator e shton profilin në listën e përjashtimeve dhe e fshin nga baza jonë e të dhënave, bashkë me të dhënat e mbledhura prej tij: postimet, komentet, vlerësimet, kopjet e imazheve dhe përgjigjet e plota të platformave. Si parazgjedhje përjashtojmë gjithë biznesin, në të gjitha platformat, përveç rastit kur kërkoni vetëm një profil.
  4. Profili nuk mblidhet më kurrë. Klientët nuk mund ta shtojnë dhe sugjerimet automatike e anashkalojnë. Klientëve që e ndiqnin u tregojmë vetëm se u hoq për arsye privatësie, pa treguar kush e kërkoi.
  5. Në listën e përjashtimeve ruajmë vetëm identifikuesit e profilit (linkun, emrin e përdoruesit, kodin e platformës ose adresën e faqes), sa kohë që përjashtimi është në fuqi, që ta respektojmë kërkesën.
  6. Ju konfirmojmë përjashtimin me email pa vonesë dhe jo më vonë se 30 ditë. Nga kopjet rezervë, të dhënat zhduken brenda rreth 4 javësh.

Nëse doni të fshini vetëm një vlerësim ose koment tuajin, dhe jo gjithë profilin e biznesit, na dërgoni linkun e tij me të njëjtin formular. E trajtojmë si kërkesë për fshirje ose kundërshtim (seksionet 10 dhe 11).

14. Cookies dhe hapësira ruajtëse e shfletuesit

Nuk përdorim cookies për reklama ose për t'ju ndjekur nëpër faqe të tjera. Përdorim vetëm sa më poshtë:

EmriLlojiQëllimiKohëzgjatja
radari_sessioncookie thelbësore (e padukshme për skriptet)ju mban të identifikuar pasi hyni në llogari30 ditë nga përdorimi i fundit
radari_csrfcookie thelbësorembron nga kërkesat e falsifikuara (CSRF)sa zgjat sesioni
radari_democookie funksionalekujton demon tuaj, që faqja e çmimeve ta lidhë abonimin me të30 ditë
radari-theme (localStorage)hapësirë ruajtëse në pajisjekujton pamjen e errët ose të çelëtderisa ta fshini
radari-business (localStorage)hapësirë ruajtëse në pajisjekujton biznesin e fundit që keni zgjedhur në panelderisa ta fshini
radari-attribution (sessionStorage)hapësirë ruajtëse në pajisjekujton nga erdhët (parametrat UTM, faqja referuese, kodi i rekomandimit), që ta shoqërojmë me kërkesën për demoderisa të mbyllni skedën

Statistikat (PostHog, kur e aktivizojmë). Mjeti i statistikave në shfletues nuk përdor cookies dhe as hapësirë ruajtëse në pajisjen tuaj: gjithçka mbahet vetëm në memorien e faqes. Nuk regjistrojmë sesionet, nuk kapim automatikisht klikimet dhe heqim kodet sekrete nga adresat. Nëse shfletuesi juaj dërgon sinjalin DNT („mos më ndiq“), ky mjet nuk mbledh asgjë. Disa ngjarje kryesore (p.sh. „raporti u hap“, „pagesa u krye“) i regjistrojmë gjithsesi në serverët tanë, me identifikuesin e llogarisë ose të kërkesës për demo, dhe ia dërgojmë PostHog-ut në BE me një kod pseudonim, pa emra, email-e ose numra telefoni.

Mbrojtja nga robotët (Cloudflare Turnstile). Në formularët e demos, të regjistrimit, të hyrjes, të kërkesës për lidhje hyrjeje me email, të pagesës dhe të kërkesave për privatësinë ngarkojmë Turnstile nga Cloudflare. Turnstile përpunon adresën IP, llojin e shfletuesit dhe disa sinjale teknike të lidhjes për të dalluar njerëzit nga robotët. Cloudflare i përdor këto të dhëna edhe si kontrollues i pavarur, për të përmirësuar Turnstile.

Raportet e gabimeve (Sentry, kur e aktivizojmë). Nëse ndodh një gabim, dërgojmë një raport teknik pa cookies, pa kokat e kërkesës dhe pa kodet sekrete në adresa.

Për këto arsye nuk shfaqim banner për cookies.

15. Mesazhet në WhatsApp dhe me email

Për momentin ju shkruajmë vetëm me email. Mesazhet në WhatsApp fillojnë kur ky kanal të jetë aktiv, dhe atëherë vlejnë rregullat e mëposhtme për WhatsApp-in.

  • WhatsApp: ju shkruajmë vetëm pasi e keni konfirmuar numrin me butonin „Konfirmo“. Në çdo kohë mund të shkruani STOP ose NDALO dhe ndalojmë menjëherë çdo mesazh në atë numër. Nëse në WhatsApp zgjidhni të ndaloni vetëm mesazhet e marketingut, ndalojmë kujtesat e demos, por jo përmbledhjet për të cilat keni paguar.
  • Kujtesat dhe ofertat pas demos i dërgojmë vetëm nëse e keni zgjedhur këtë në formularin e demos: me email pas 72 orësh dhe pas 7 ditësh; në WhatsApp, kur ky kanal të jetë aktiv, pas 24 orësh (vetëm nëse konkurrentët kanë bërë diçka të re) dhe pas 72 orësh. Ndalojnë vetë kur aktivizoni abonimin, kur skadon demoja ose kur na kërkoni t'i ndalojmë.
  • Email-et e demos tregojnë pse i merrni dhe kanë në fund lidhjen „Çregjistrohu me një klik“. Pas çregjistrimit nuk ju dërgojmë më kujtesa dhe oferta; email-et për një demo që keni kërkuar (kur është gati ose nëse dështon) i merrni gjithsesi.
  • Email-et e llogarisë dhe të faturave, si faturat dhe njoftimet e rinovimit, vazhdojnë sa kohë keni llogari. Njoftimet e biznesit i ndryshoni nga Cilësimet.

16. Siguria

  • Të dhënat udhëtojnë të enkriptuara (HTTPS, me HSTS).
  • Fjalëkalimet i ruajmë vetëm si hash argon2id. Kodet e sesioneve, të raporteve, të demove dhe të lidhjeve të hyrjes i ruajmë vetëm si hash.
  • Adresat IP i ruajmë vetëm si hash me çelës sekret. Emrat e përdoruesve të komentuesve i zëvendësojmë me kod me çelës sekret.
  • Formularët janë të mbrojtur nga robotët dhe nga kërkesat e tepërta.
  • Qasja e administratorëve është e kufizuar dhe kërkon verifikim në dy hapa, me një kod nga aplikacioni i vërtetimit. Për ndihmë teknike, një administrator mund ta shohë llogarinë tuaj si ju, vetëm në mënyrë leximi dhe për jo më shumë se një orë. Hyrja në këtë mënyrë dhe çdo veprim i administratorëve që ndryshon të dhëna regjistrohen.
  • Të dhënat e kartës nuk kalojnë kurrë nga serverët tanë.
  • Përpunuesit dhe personat me qasje kanë detyrim konfidencialiteti (neni 30 i Ligjit).

Nëse ndodh një cenim i të dhënave personale, njoftojmë Komisionerin pa vonesë dhe jo më vonë se 72 orë pasi e mësojmë, përveç rastit kur cenimi nuk ka gjasa të rrezikojë të drejtat dhe liritë tuaja (neni 29, pika 1). Kur rreziku për ju është i lartë, ju njoftojmë edhe juve.

17. Të miturit

Radari është shërbim për biznese dhe nuk u drejtohet personave nën 18 vjeç. Nuk mbledhim me dije të dhëna të fëmijëve. Nëse një i mitur shfaqet në një postim publik, ose ka shkruar një koment ose vlerësim në një profil biznesi, zbatojmë masat e seksionit 5 (për shembull, komentet ruhen pa identitet). Prindi ose kujdestari mund të na kërkojë fshirjen me formularin e kërkesave për privatësinë ose duke na shkruar: andrewgouma@gmail.com.

18. Ndryshimet e kësaj politike

Kur e ndryshojmë këtë politikë në mënyrë të rëndësishme, ju njoftojmë me email (dhe në WhatsApp, kur e përdorni) përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye. Versionet e mëparshme jua dërgojmë me kërkesë.

19. Kontakti

Për çdo pyetje për privatësinë, na shkruani: andrewgouma@gmail.com. Për kërkesat mund të përdorni edhe formularin e kërkesave për privatësinë. Emri dhe të dhënat tona të kontaktit janë më poshtë.

Operatori i shërbimit

Emri
BitCryptics
NIPT
M32427019P
Email
andrewgouma@gmail.com

Lexo edhe: Kushtet e përdorimit