Si funksionon Radari

Nga një link, deri në dy raporte në ditë me email. Pa fjalëkalime, pa instalime, pa trajnim.

Tre hapa, një herë

  1. 1

    Vendos linkun

    Instagram, Facebook, TikTok ose Google Maps. Kaq.

    • Pranon linke nga Instagram, Facebook, TikTok dhe Google Maps, edhe linket e shkurtra si maps.app.goo.gl.
    • Shton numrin e telefonit dhe email-in. Nuk të kërkojmë fjalëkalim dhe nuk lidhemi me llogaritë e tua.
    • Analiza nis menjëherë, pa asnjë hap tjetër nga ana jote.
    • Demo-ja mbërrin brenda 2 orësh, me email.
  2. 2

    Radari gjen dhe ndjek konkurrentët

    Identifikon automatikisht konkurrentët në qytetin tënd dhe lexon çdo postim, ofertë, koment dhe review, çdo ditë.

    • Gjen 10 deri në 15 kandidatë në Google Maps dhe Instagram, në qytetin dhe në kategorinë tënde.
    • I pikëzon nga 0 në 100: kategoria, afërsia, madhësia, aktiviteti dhe vlerësimet. Te çdo konkurrent sheh pse u zgjodh.
    • I ndryshon, i heq ose shton të tjerë me një link, kur të duash.
    • Lexon postimet, ofertat, komentet dhe reviews para çdo raporti.
  3. 3

    Ti merr kontrollin me email

    Deri në 2 herë në ditë: një paragraf i qartë, çfarë po bën mirë, çfarë bënë ata dhe çfarë të bësh sot, me link për analizën e plotë.

    • Mëngjes dhe mbrëmje: secili raport ka rolin e vet, që asnjëri të mos përsëritë tjetrin.
    • Butoni „Shiko analizën“ hap raportin e plotë: konkurrentët, reviews, rekomandimet dhe grafikët.
    • Së shpejti, kur WhatsApp të jetë aktiv: përgjigju mesazhit me një pyetje dhe Radari të përgjigjet me të dhënat e fundit.
    • Kur ndodh diçka e rëndësishme, në planet Kontroll dhe Dominim të njofton zakonisht brenda një ore; çfarë ndodh natën të vjen në 07:00.

Dy raporte në ditë, secili me rolin e vet

Oraret standarde janë 08:00 dhe 20:00. I ndryshon vetë, nga 06:00 deri në 23:00.

  • 08:00Mëngjesi · Plani

    Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit, çfarë bënë konkurrentët dje dhe gjatë natës, dhe 1–2 veprime për sot.

  • 20:00Mbrëmja · Tabela

    Çfarë ndodhi gjatë ditës dhe dita jote kundrejt konkurrentëve, në numra: çfarë funksionoi dhe çfarë të përgatitësh për nesër.

Në planin Radar vjen vetëm raporti i mëngjesit.

Çfarë sheh Radari

Çdo ditë, për biznesin tënd dhe për çdo konkurrent që ndjek.

  • Çdo postim, story dhe reel i konkurrentëve

  • Çdo ofertë të re: në Kontroll dhe Dominim, zakonisht brenda një ore

  • Kush po paguan për reklama në Facebook dhe Instagram, dhe çfarë reklamon

  • Çdo review në Google dhe Facebook, me analizë ndjesie

  • Kush po rritet, kush po bie, dhe pse

  • Orët dhe formatet që u funksionojnë atyre

  • A të rekomandon Gemini ty apo konkurrentin

Pas butonit „Shiko analizën“

Raporti i plotë hapet në telefon, pa fjalëkalim. Ky është një shembull me biznese dhe numra fiktivë.

Restorant Zana

Raporti i mëngjesit · e mërkurë, 23 shtator

Shembull

Pulsi i tregut

Mesatarra me 8 në 7 ditët e fundit
7 ditët e fundit

Kodra postoi 14 herë këtë javë. Ti, 2.

Konkurrentët

Kodra

@kodra.tirana
Rrezik i lartë
Ndjekës (gjithsej)
12 480u rrit me 320 që nga dje
Postime
3 sot · 14 në 7 ditët e fundit
Shkalla e reagimeve
4,8%u rrit me 0,6% që nga dje
Në Google
4,6ra me 0,1 që nga dje1280 vlerësime
Vlerësime të reja
7kryesisht pozitive
Oferta e fundit

2-për-1 për drekë, deri të premten ·

Çfarë po u funksionon

Reel-at me ofertën e ditës: 3 nga 4 postimet e tyre më të mira.

Pika e tyre e dobët

Pritja e gjatë në orët e drekës

Ngjashmëria me ty82 nga 100
  • Përputhja e kategorisë38 nga 40
  • Afërsia17 nga 20
  • Madhësia e ngjashme14 nga 20
  • Aktiviteti në 30 ditë8 nga 10
  • Cilësia e vlerësimeve5 nga 10

Bregu

@bregu.restorant
Rrezik mesatar
Ndjekës (gjithsej)
5 310u rrit me 42 që nga dje
Postime
3 në 7 ditët e fundit
Shkalla e reagimeve
3,1%ra me 0,2% që nga dje
Në Google
4,8u rrit me 0,1 që nga dje312 vlerësime
Vlerësime të reja
2kryesisht pozitive
Oferta e fundit

Asnjë ofertë në 30 ditët e fundit

Çfarë po u funksionon

Fotot e tarracës në perëndim të diellit.

Pika e tyre e dobët

Pak postime gjatë javës

Ngjashmëria me ty71 nga 100
  • Përputhja e kategorisë36 nga 40
  • Afërsia12 nga 20
  • Madhësia e ngjashme11 nga 20
  • Aktiviteti në 30 ditë5 nga 10
  • Cilësia e vlerësimeve7 nga 10

Posto ofertën tënde të drekës para orës 11:30

Koha: 5 min
Pse
Kodra mori 180 komente me ofertën 2-për-1 mbrëmë. Ti nuk ke postuar asnjë ofertë këtë javë.
Si
Një story me pjatën e ditës, çmimin dhe orarin e drekës. Teksti i gatshëm: „Pjata e ditës te Zana, nga ora 12:00. Të presim!“

Review i ri në Google

Arben K. · dje

„Ushqimi ishte i mirë, por pritëm 40 minuta për dy pjata.“

Draft përgjigjeje

Faleminderit që na shkruat, Arben. Na vjen keq për pritjen: dje salla ishte plot dhe nuk ishim aq të shpejtë sa duhet. Ejani sërish, kafeja është nga ne.

Edhe kur nuk pret mesazh

  • Pyet Radarin

    Së shpejti, kur WhatsApp të jetë aktiv: shkruaj një pyetje, si „Kush postoi më shumë këtë javë?“, dhe merr përgjigje me të dhënat e fundit.

  • Njoftime për lëvizjet e rëndësishme

    Një ofertë e re e konkurrentit, një review negativ për ty, një postim i tyre që po bëhet viral: zakonisht brenda një ore, deri në 3 njoftime në ditë, në planet Kontroll dhe Dominim. Njoftimet e natës (23:00–07:00) vijnë në 07:00.

  • Raporti i javës

    Çdo të hënë në orën 08:00: java në numra, çfarë funksionoi dhe tre prioritete për javën që vjen.

  • Përgjigje për reviews

    Për çdo review të ri, një draft përgjigjeje profesionale, gati për ta kopjuar.

  • Dukshmëria në AI

    Çfarë rekomandon Gemini kur dikush pyet për biznese si i yti në qytetin tënd: ty apo konkurrentin. Në planin Dominim.

  • Reklamat e konkurrentëve

    Kush po paguan për reklama në Facebook dhe Instagram, sa reklama ka, që kur dhe çfarë reklamon, me link te Biblioteka publike e reklamave të Meta-s që ta shohësh vetë. Çdo mëngjes në Kontroll dhe Dominim, çdo të hënë në Radar.

Pa rrezik, pa zhurmë

  • Vetëm të dhëna publike

    Nuk kërkojmë asnjë fjalëkalim dhe nuk lidhemi me llogaritë e tua.

  • I padukshëm

    Konkurrentët nuk e marrin vesh që po i ndjek.

  • Pa kontratë

    Paguan me POK për një muaj ose për një vit. Anulon kur të duash, me 14 ditë garanci kthimi parash.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra për ato që na pyesin më shpesh.

A duhet t'ju jap fjalëkalimet e mia?

Jo. Radari punon vetëm me të dhëna publike. Nuk kërkojmë asnjë fjalëkalim.

Si i gjeni konkurrentët?

Nga kategoria, qyteti, madhësia dhe aktiviteti. I sheh, i ndryshon dhe shton të tjerë kur të duash.

A e marrin vesh konkurrentët që po i ndjek?

Jo. Monitorimi është plotësisht i padukshëm.

Në çfarë ore vijnë raportet?

Raporti i mëngjesit vjen në 08:00; në Kontroll dhe Dominim, edhe ai i mbrëmjes në 20:00. Këto janë oraret standarde: i ndryshon vetë në sekonda.

Si paguaj?

Me POK, me kartë ose me aplikacionin POK. Faturë për çdo pagesë.

Po nëse nuk më pëlqen?

14 ditë garanci: të kthejmë paratë pa pyetje.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. Raportet vijnë me email dhe analiza e plotë hapet në shfletues, në telefon ose në kompjuter.

Po nëse profili im në Instagram është privat?

Radari lexon vetëm profile publike. Në këtë rast vendos linkun e Google Maps ose të Facebook-ut të biznesit.

Gati të shohësh tregun tënd?

Demo-ja është falas dhe mbërrin brenda 2 orësh, me të dhënat e vërteta të tregut tënd.

Merr demon falas